Anëtarit të bendit legjendar Ronnie Wood, mund t’i dridhet vendi nëse nuk ndalon së piri. Gazeta News of the World jep lajmin se anëtari i bendit mund të largohet nga bendi në të cilën qëndroi me dekada.

Sipas informatave që epen thuhet se Wood, 60 – vjeçar, pi rreth dy litra vodka brenda ditës dhe se ka filluar të sillet në mënyrë autodestruktive.

"Ish gruaja e tij Jo e kishte Jaggerin për ndihmë”, i ka thënë gazetës një shok i bendit. "Nëse dikush mund ta shtyj të dëgjojë atëherë ata janë Stonsat. Mick tashmë i ka bërë më dije se duhet ta lë alkoolin në të kundërtën nuk do të shkoj në turne", thotë ky burim.

Madje po i njëjti burim ka shtuar se Mick tashmë ka gjetur zëvendësimin për Ronnin.