Të paktën 16 ushtarë amerikanë kanë mbetur të vdekur pasi një avioni i Marinës është përplasur në një fushë në Delta të Misisipit mbrëmjen e së hënës.


Avioni ushtarak KC-130 ka shpërthyer në flakë dhe zyrtarët kanë spekuluar se shkak kanë qenë municionet në bord.  Deri tani në vendngjarje janë gjetur 16 trupa dhe shumica e tyre janë marinsa ndërsa po bëhen kërkime për gjetjen e trupave të tjerë.


Avioni, sipas informacioneve paraprake, ka pësuar një difekt në lartësinë 6 km dhe është gjurmuar nga kontrollorët e trafikut ajror në Memphis, raporton Daily Mail.




/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter