Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri. Në këtë aksident ajror kanë mbetur të vrarë dy pilotët.


Ministria shton se helikopteri ushtarak i tipit, Mil Mi-24, u rrëzua më 31 dhjetor, për shkak të një gabimi teknik, teksa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri.


Në njoftim nënvizohet se helikopteri nuk është sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)