Një helikopter ushtarak turk është rrëzuar teksa po përpiqej të bënte ulje të detyruar, duke shkaktuar vdekjen e 4 ushtarëve.


Guvernatori i provincës, Ali Yerlikaya u tha gazetarëve se helikopteri u rrëzua pranë një zone banimi në lagjen Çekmekoy të Stambollit.


Nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit, ndërkohë autoritetet turke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.


Gazeta Shqip