nena femiljet Në fshatin Mali i Bardhë në rrethin e Kurbinit, një nga familjet më të varfëra mbetet familja Smaçi. Por varfërisë i shtohet edhe fatkeqësia e humbjes së jetës së kryefamiljarit vetëm pak kohë më parë në një aksident, i cili ishte i vetmi që mund të siguronte të ardhura.

Djali i madh vuan nga problemet e kockave por nuk ka mundur të përfitoje Kemp. Ndërkohë nëna e tij është e detyruar t'i shërbejë, duke bërë që asnjë në familje të mos punojë. Gjyshi i fëmijëve tregon se kjo familje jeton vetëm më 30 milë lekë në muaj, ndërsa Nailja tregon se kanë vështërsi edhe në sigurimin e bukës për fëmijët.

"Kam shkuar tek Kryetari i Komunës, kam shkuar tek Kryetari I Këshillit të fshatit, ju thashë ë më jepnin një një ndihmë ekonomike dhe më thanë që vetëm 3 mijë lek rë reaj, nuk kemi mundësi të japim më shumë" - tha gjyshi.

"Që në kohën që më ka vdekur burri jemi shumë më keq, sepse skemi asnjë të ardhur. Unë merrem me fëmijët, që herë shkojnë në shkollë, e herë jo; një herë hanë dhe një herë jo. Bie në vështirësi për thesin e miellit, për bukën e gojës. Librat jua kanë falur. Jemi në kushte shumë të vështira" - shprehet Nailja.

Eraldi është në klasë të dytë por e di mirë çdo të thotë të mos kesh veshje dhe ushqim.

Kryetari i fshatit Agim Lika shprehet se sipas ligjeve në fuqi, familja Smaçi përfiton vetëm 30 mijë lëkë të reja pasi disponon tokë.

"Më kanë ardhur disa herë dhe janë drejtuar tek unë si krytar fshati, për ankesë dhe për hallet e tyre. Janë bërë të gjitha përpjekjet që të jepet një ndihmë për përkrahje sociale, por edhe ajo nuk ju takon e plotë sipas ligjeve që kanë dalur" - tha Lika.

Edhe kryetari i fshatit lutet që shoqatat të ndihmojnë familjen Smaçi, pasi shteti siç duket është i pafuqishëm.