Instituti i Shëndetit Publik thotë se konsumi i alkoolit nuk ju mbron nga koronavirusi i ri. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP thotë se në asnjë rrethanë nuk duhet konsumuar asnjë lloj produkti alkoolik si një mjet për parandalimin ose trajtimin e infeksionit Covid-19.


_methode_times_prod_web_bin_7b0286fe-f747-11e9-aa63-3974183a04b4


Ja disa këshilla që jep ISHP:


Shmangeni konsumin e alkoolit që të mos demtoni sistemin imunitar.


Mos e përdorni alkoolin si mënyrë për të përballuar emocionet dhe stresin.


Mos përziej alkoolin me ilaçe


Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga Covid-19


Lexoni të tjerat në tabelën më poshtë


alkooli dhe covid