Te gjithe ata individe qe kane nje overdraft ne banke paguajne tani interesa mbi 15 per qind me te larta se ne fillim te vitit.

Te dhenat me te fundit zyrtare, te publikuara nga vete shoqata e bankave, tregojne se interesat e overdraftit ne leke kane pesuar nje rritje te forte ne 4 mujorin e pare te vitit, duke arritur ne prill 15.22 per qind nga 13.2 qe ishin ne janar.

Rritja e interesave ka qene edhe me e madhe per overdraftet e biznesit, interesat e te cilave jane rritur me 40 per qind krahasuar me muajin janar.

Sipas te dhenave te publikuara nga vete bankat private, interesat mesatare te overdrafteve ne leke arriten ne prill ne 14.02 per qind, nga 10.2 per qind qe ishin ne janar.

Overdrafti eshte nje linje kredie gjeresisht per shkak te procedurave te lehta per marrjen e kesaj kredie dhe njihet ndryshe si paradhenie.

Sipas te dhenave me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise, deri ne  fund te tremujorit te pare, totali i overdrafteve te dhena nga bankat per bizneset dhe individet ishte gati 1 miliard dollare, sa 10 per qind e Prodhimit te Brendshem Kombetar.

Nga keto, 750 milione dollare jane dhene per bizneset, ndersa pjesa tjeter prej 210 milione ka shkuar per individet.

Ne total numri i subjekteve, biznese apo individe qofshin keta, qe kane aktualisht nje overdraft ne banke eshte rreth 100 mije.