Ka qenë tragjik bilanci i përleshjeve mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në Gaza me rastin e hapjes së ambasadës izraelite në Jeruzalem. Autoritetet raportojnë se deri tani janë 59 të vdekur dhe thuajse 3 mijë persona të plagosur (një pjesë janë në gjendje kritike për jetën), në një nga përleshjet më të përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit që nga lufta e vitit 2014.  Mes viktimave është edhe një fëmijë 8-muajshe, që ka thithur gaz lotsjellës. Laila Anwar al-Ghandour, e vogla vetëm 8 muajshe është një ndër dhjetra viktimat që humbi jetën nga sulmi me gaz lotsjellës bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Gaza.







Një konflikt i gjeneruar nga qëllimi i Hamasit për të kaluar kufirin e shtetit hebraik dhe nga përgjigja e ashpër e Izraelit, i vendosur për ta ndaluar me çdo kusht. Dy fakte që ka sjellë vëmendjen botërore, duke nisur nga grupi terrorist Al Kaeda, i cili i bëri thirrje myslimanëve për xhihad ndaj Amerikës së Trumpit e Izraelit. Ndërsa presidenti palestinez ka denoncuar atë që SHBA-të nuk kanë hapur një ambasadë në Jeruzalem, por një gropë, duke njoftuar për ditën e sotme një grevë të përgjithshme në territoret e pushtuara në protestë për të vrarët në Gaza.


E gjithë bora arabe nga ana tjetër ka dalë kundër lëvizjes së Amerikës, duke dënuar ngjarjet në Gaza. Por edhe BE-ja, Rusia dhe OKB-ja, kanë mbajtur qëndrim nga ceremonia në Jeruzalem. Regjimi izraelit, – ka thënë ministri i Jashtëm i Teheranit, Mohammad Javad Zarif, – masakron palestinezë të shumtë me gjakftohtësi gjatë një proteste  në burgun më të madh në qiell të hapur.


Kryeministri Benjamin Netanuahu ka thekuar se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur sovranitetin dhe qytetarët e tij. Hamasi, – këmbënguli ai, – ka thënë se ka ndër mend të shkatërrojë Izraelin dhe dërgon me mijëra njerëz të shkelin barrierën mbrojtëse për të realizuar këtë objektiv. Në krah të tij ka dalë edhe Shtëpia e Bardhë, duke ia faturuar Hamasit përgjegjësinë e të vdekurve.


Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan, ka akuzuar Izraelin për terrorizëm shtetëror dhe gjenocid.


Turqia ka thirrur për konsultime ambasadorët e aj të Turqisë dhe Izraelit. Qeveria e Ankarasë ka dekretuar po ashtu dje 3 ditë zi kombëtare për viktimat në Gaza.


15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)