Shqipëria vazhdon të importojë më shumë mallra sesa eksporton. Në bilancin mes importeve dhe eksporteve rezulton se vendi ynë po thellon deficitin tregtar me jashtë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në muajin qershor rezulton se deficiti tregtuar është rritur 15.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT-it publikuar dje tregojnë se në muajin qershor të vitit 2008 u eksportuan 11.466 milionë lekë mallra, me një rritje 12.7 për qind në krahasim me muajin maj të vitit 2008, dhe me një rritje 23. 6 për qind në krahasim me muajin qershor 2007. U importuan 36.376 milionë lekë mallra me rritje 18.2 për qind në krahasim me muajin qershor të vitit 2007 dhe me ulje 0.7 për qind ne krahasim me muajin maj 2008. Deficiti tregtar i këtij muaji është 24.910 milionë lekë duke shënuar një ulje prej 5.8 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe me një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me muaji respektiv të vitit 2007. Tregtia me vendet e BE-së zuri 63 për qind.3 për qind . Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 57.2 për qind dhe importi është 25.9 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 8 për qind dhe importi 14.1 për qind.