Numri i të papunëve në vend sa vjen dhe rritet edhe më shumë.

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se, gjatë 3-mujorit të fundit të 2007-ës, numri i personave të regjistruar si të papunë është rritur nga 142.161 në 142.821, duke ndikuar në nivelin e papunësisë që shkon në 13.20 për qind. Niveli më i lartë i papunësisë është tek zonat rurale, ku kryefamiljari e ka shumë të vështirë për të gjetur një vend pune të sigurt. Por përveçse është rritur numri i personave të papunë, gjatë kësaj periudhe është ulur edhe ndihma ekonomike që ata marrin. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, në nivelin mesatar të ndihmës ekonomike për çdo familje, në këtë tremujor ka një ulje relativisht të vogël në krahasim me tremujorin e tretë, nga 4.217 në 4.040 lekë.