Eshte fare e thjeshte te blesh fostoksine ne farmacite bujqesore te vendit edhe pse me qindra here mjeket shqiptare kane kerkuar qe ky pesticid te hiqet nga qarkullimi.

Arsyeja eshte vetem nje. Studimet e fundit faktojne se numri i personave qe vetevriten permes ketij helmi mbas vitit 2003 eshte ne rritje. Vetem sipas te dhenave zyrtare te mbledhura ka rezultuar se numri i vetevrasjeve permes ketij helmi eshte 25 deri ne 30 vdekje ne vit.

Rreth 87 te shqiptareve qe kane tentuar te vetevriten permes ketij helmi te bute jetojne ne zona rurale.Mjeket tregojne se jane vajzat e reja dhe grate e moshes 34 vjec qe ne kushte depresioni dhe ne pamundesi te perballen me problemet ekonomike dhe financiare tentojne te vetevriten.

Ne repartin e toksikologjise gjate 10 viteve te fundit jane regjistruar 5570 vete te cilet kane tentuar te vetevriten duke pire fostoksine. 25 e tyre nuk kane mundur te shpetojne ndaj mjeket kerkojne te merren masa per te hequr nga tregu kete pesticid.