Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka paralajmërua gjoba dhe deri në mbylljen e aktivitetit, për bizneset që operojnë në zonat bregdetare, në rast  se nuk do të respektohet protokolli i sigurisë.


Nga foltorja e Kuvendit, ku foli për situatën pandemike në vend, Manastirliu tha se nuk mund të jetë ekonomi pa shëndet, ndaj i bëri apel bizneseve të respektojnë rregullat e dhëna nga Ministria.


big_manastirliu_ne_kuvend


Masa administrative për të gjithë aktivitete në qytetet bregdetare, do ndëshkohen me gjobë dhe deri heqje të ushtrimit të aktivitete nëse nuk respektohen protokollet e sigurisë. Situata më e vështirë shëndetësore që ka kaluar vendi ynë. Masat që kemi marrë nuk do jenë asnjë herë aq efikase, në se sjellja e qytetarëve nuk do të ndryshojë që ti bëjë këto masa efektive. Sepse nuk mund të kemi një polic pas çdo qytetari, pas çdo subjekti. Kjo nuk mund të ndodhi, nuk e kemi luksin një qytetar një polic, por ka një moment dhe nuk jemi vonë për të reflektuar. Kjo duhet të jetë një përpjekjeje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, e jetesës në një realitet të ri, tha ministrja.