infektivi koronavirusi1Tirana ka kapur sot rekord rastesh me koronavirus ne 24 oret e fundit, te personave te testuar pozitivisht, duke rritur ne menyre alarmante edhe numrin e personave aktive ne vend.


Ministria e Shendetesise ka njoftuar sot se me shume se gjysma e rasteve totale ditore, eshte konfirmuar ne Tirane, me 62 raste.


Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.


Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.


Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 591

Durrës 229

Shkodër 178

Vlorë 120

Lezhë 68

Fier 42

Kukës 41

Korçë 34

Elbasan 33

Berat 25

Gjirokastër 22

Dibër 18