Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm në një nga zonat e njohura të kryeqytetit. Specialistët e UKT dhe mjetet e rënda kanë nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim nxjerrjen tërësisht nga funksioni të rrjetit të vjetër të kanalizimeve në rrugën Bajram Curri pranë shkollës “Vasil Shanto”.


Ky investim do të eliminojë çdo problematikë të mundshme që rrjeti i vjetër i amortizuar mund të shfaqë.


Paralelisht u punua edhe në një lagje tjetër të kryeqytetit. Në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” është ndërtuar një linjë të re të furnizimit me ujë. Tashmë të gjitha banesat e këtij blloku janë lidhur me rrjetin shpërndarës të Ujësjellësit të Tiranës.


Zona të tilla, në zhvillim e sipër, janë në fokus të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për të bërë të mundur ofrimin e të njëjtit shërbim si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi të tij.







24 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)