Një investim i ri në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm po merr jetë në zonën ndërmjet rrugës “Viktor Eftemiu” dhe “Preng Bibë Doda”. Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.


Ndërkaq, Bashkia e Tiranës vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit. Një sinjalizim nga ana e banorëve në numrin pa pagesë 08004488, bëri të mundur dhe eliminimin defektit. Në Blv. Zhan DArk dhe tek Liqeni i Thatë punonjësit e UKT u kujdesën që mëngjesi ta gjejë rrugën të sistemuar dhe komuniteti në këto dy zona të ketë furnizim normal të ujit të pijshëm.


Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar.


Gazeta Shqip