Kandidati për deputet që kryeson listën e LSI-së për Vlorës, Shehzai Rrokaj po vijon takimet intensive me qytetarët vlonjatë.


Takimi i rradhës i kandidatit Rrokaj ka qenë në rajonin 5 pranë shkollës Ibrahim Kushta.


Teksa foli për problemet e kësaj zone shumë larg konceptit urban Rrokaj u tha banorëve se programi i LSI-së për zhvillimin e kësaj zonë mbështetet në pesë pika kryesore.


Shehzai Rrokaj: Një politikë e thjeshtë, një poltikë e LSI-së do të thotë një poltikë që fillon me parimin bazë të qytetarit dhe të marrdhënies së shtetit me qytetarin. Parimi bazë mbështetet në 5 shtylla kryesore: rrugën, ujin, energjinë, shëndetësinë.


Rrokaj u ndal edhe tek emigrimi masiv i shqiptarëve që sipas tij ndodh për shkak se të rinjtë nuk gjejnë shpresë në vendin e tyre.


Shehzai Rrokaj: Shqipëria rradhitet ndër vendet e para për emigracionin. Shqiptarët nuk duan që të rrijnë në Shqipëri sepse as shtëpia, as lagjja, as qyteti nuk iu jep shpresë për të jetuar.


Nga rajoni 5 Rrokaj dha edhe njëherë një mesazh të qartë se ndryshimi i madh po afron dhe rinia vlonjate do ti besojë kësaj here LSI-së si forca e vetme që ka një program të qartë, gjithpërfshirës që iu jep shpresë të rinjëve.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter