Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama ka komentuar hapjen e tenderit për rrugën e Arbrit.


Në profilin e tij, Rama është shprehur se hapja e tenderit shënon fundin e zvarritjeve disavjeçare për këtë aks të rëndësishëm.


Rruga e Arbrit çel programin 1 miliard për rindërtim. Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar, brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës. Për kalimin me automjet në këtë aks nuk do tju duhet të paguani asnjë tarifë, shkruan Rama.