Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje të punimeve që kanë nisur pej javësh në Rrugën e Arbrit.


Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se puna vijon në kantier, duke dërguar një përshëndetje të veçantë edhe për më skeptikët.


Me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë, shkruan Rama.


Rama ka deklaruar se me Rrugën e Arbrit, largësia midis Peshkopisë dhe Tiranës mund të përshkruhet në të ardhmen për 30 minuta.






MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë


Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. Juli 2018



18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)