Përpara se të nisej drejt Armenisë për një takim zyrtar, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” që lidh Peshkopinë me Tiranën në më pak se një orë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, inspektoi sot ecurinë e punimeve në pjesën e rrugës që bën lidhjen me Tiranën. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka zbuluar se rruga do të përfundojë në mars të vitit 2021.


Do jetë një rrugë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e aseteve dhe vlerës që do krijohet në zonat rreth e rrotull. Është fantastike për agro-turizëm, për bujqësi. Është Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë, u shpreh Rama.


Afrim Qendro, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar sqaroi se aktualisht po punohet në 29 nga 35 kilometrat e pjesës së parë të rrugës.


Gjatë inspektimeve, Rama ka ngacmuar pronarin e kompanisë Rrok Gjoka që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, duke i përmendur edhe bindjet e tij politike të dikurshme. Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.


Rama: Kur e kemi lënë bashkë?


Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.


Rama: Në prill të 2021 kështu e kemi lënë? Bile-bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD në 22 mars. Po ç’të bënë mo? Po të sakatuan mo.






ERTV Live: Në shtratin e RRUGËS SË ARBRIT, që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj


Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 11. Oktober 2018



11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)