"Rruga e jetës" është simfonia e lutjes në ditëlindjen e Nënë Terezës

që vjen si koncert ne Teatrin e Operas në 26 Gusht.

Koncerti përmban interpretimin e aktores së njohur si portret në kinemanë shqipe në rolin e mëmës dhe mësueses Roza Anagnosti.

Me dirigjimin e maestro Zhani Cikos, regji të Milto Kutalit, me skenë të Platon Bardhit e cila po instalohet dhe po vijojnë provat, pritet të performojnë në programin festiv solistët Marjana Leka, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Shpresa Beka, Armando Likajsi dhe kori e orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Surpriza e këtij Jubileu është grupi artistik i miqve të ftuar nga Kalkuta - Indi vendkulmimi i Nënë Terezë, Debapriya Adhikary, Samanëaya Sarkar, Madhurjya Ranjan Barthakur duke e pasuruar mbrëmjen me më shumë dashuri dhe më pranë veshit të publikut.



Koncerti "Rruga e Jetës" është nën kujdesin e vetë kryeministrit Berisha dhe Ministrisë se Kulturës.