Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë shpallur ndërtimin e një rruge prej 2 milionë eurosh në zonën e Gardës së Republikës.


Sipas Zhupës ajo do tu shërbejë disa kullave të reja të oligarkëve që ata të dy kanë planifikuar të ngrenë në Parkun e Liqenit.


Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, transmetoi para mediave, deklaratën e një viti më parë të kryebashkiakut, ku ai thoshte se nuk do të lejonte betonizim të Parkut të Liqenit dhe e ballafaqoi këtë si mashtrim me tenderin që është shpallur vetëm 4 ditë më parë.


Në shtator 2018, PD publikoi faktin se Erion Veliaj do ta betonizonte zonën pranë Gardës së Tiranës. Siç e ka zakon, Veliaj mashtroi. Zona e Gardës së Republikës nuk do ti kthehet qytetit, por kullave private në këtë zonë. Katër ditë para prezantimit të tij luksoz, Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge 2 milionë euro, për ti shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliaj. Ajo do të lidhë zonën e Gardës me atë të Kosovarëve, një rrugë ekskluzive e re, pas prerjes së qindrave pemëve dhe oligarkët do ta kenë rrugën e hapur në kullat mbi 9 kate.


Tirana e Veliajt është në shërbim të parave. Ai nuk kursen asnjë, as pasuritë e Tiranës, as të qytetarëve: pse hesht ai para qytetarëve që duan të dinë fatin e mushkërive të vetme të qytetit? Cilit oligark i ka premtuar ndërtimin e kullave te Liqeni dhe sa para do të pastrohen aty? PD është e do të jetë gjithmonë kundër këtij plani betonizimi nga dy njerëz që i udhëheq babëzia për betonizimine qytetit, tha Zhupa.