Forcat paqeruajtese te NATO-s hapen sot paradite vendkalimin kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarine nje nga dy vendkalimet e diskutueshme ne veriun e Kosoves. Por levizja e njerezve dhe mallrave eshte e pamundur per shkak te barrikadave te vendosura nga protestuesit serbe te cilet kundershtojne vendosjen e policise kufitare dhe doganave te Kosoves ne veri.


Dje trupat amerikane te KFOR-it hoqen nje barrikade te vendosur nga protestuesit serbe ne vendkalimin kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarine. Me vone protestuesit serbe ngriten nje tjeter barrikade ndersa paralajemruan se nuk do te heqin dore nga  bllokimi i rrugeve madje kane refuzuar edhe thirrjet e Misionit te Kombeve te Bashkuara per te larguar barrikadat.


Te pakten 11 veta u plagosen te marten gjate nje perleshjeje ndermjet forcave paqeruajtese te NATO-s dhe protestuesve serbe. Zyrtare te KFOR-it thane se u detyruan te perdorin forcen ne vetembrojtje nga sulmet e protestuesve qe hodhen mjete shperthyese ndaj trupave te KFOR-it.


Beogradi nderkaq kritikoi pranine nderkombetare per nxitje te dhunes ndersa kerkoi nga Kombet e Bashkuara sqarimin e incidenteve. Qe nga 16 shtatori rruget e veriut jane bllokuar nga serbet qe nuk pajtohen me vendosjen e institucioneve te Kosoves ne ate zone.


Zhvillimet ne veri bene qe te anulohen edhe bisedimet e radhes ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian meqe delegacioni serb nguli kembe qe qe te diskutohet per gjendjen ne veriun e Kosove nje kerkese kjo e cila eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare dhe nuk eshte pranuar nga ndermjetesuesit e bisedimeve.


Ndermjetesuesit thane se javen qe po vjen do te bejne nje perpjekje te re per rifillimin e bisedimeve te cilat do te trajtojne sic thuhet ceshtjet qe kane te bejne me permiresimin e jetes se qytetareve dhe afrimin e te dyja paleve me Bashkimin Evropian.