Historia e lashtë e Kosovës është shpeshherë e debatuar fuqishëm, që shpien në zemërim, ngatërrim dhe ndarje. Profesoresha Edi Shukriu, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, po bën ç'mundet që e vërteta të vihet në pah.

E lindur në Prizren nga një nënë katolike dhe baba mysliman, Shukriu gjithmonë ishte e vetëdijshme për shtresimet e shumëta kulturore në Kosovë, dhe ajo refuzon që një narrative t'i jep më shumë kredibilitet se tjetrës.

"Të gjithë nga Kosova duan të fillojnë nga zeroja. Kjo është shumë problematike për arkeologjinë," tha Shukriu.

Ajo vuri në pah se "Kosovo" ëse si serbët e quajnë Kosovën, kështu që disa njerëz janë të prirur të përqendrohen në histori në kontekst të Serbisë dhe Kosovës, dhe jo se çfarë i ka paraprirë.

Por Shukriu tha se provat me bollëk që janë zbuluar në lëminë dhe hulumtimin që i ka bërë ajo dhe të tjerët, që pasqyron anën kulturore historike të Kosovës, është substanciale, dhe tejkalon çdo debat bashkëkohor. Shukriu ka studiuar qytetërimet e Romës, Ilirisë, Dardanisë dhe Turqisë - të gjitha këto paraparijnë me mbi një mijëvjeçar, pohimet kulturore, mitet, dhe luftën për pronësi të historisë mes shqiptarëve etnik dhe serbëve.

"Në përgjithësi, mua më pëlqen trashëgimia. Kurrë nuk më kanë edukuar që të veçoj një trashëgimi më shumë se tjetrën. Shqipëria është trashegimia ime, Serbia është trashëgimia ime dhe Roma është trashëgimia ime poashtu," këmbënguli Shukriu.

Babai i Shukriut ishte drejtor i studimeve arkeologjike në Prizren. Shtëpia e saj ishte afër xhamise së Sinan Pashës dhe Kalasë së Prizrenit. Shtëpia e saj ishte shumë e vjetër, dhe para se të lindte ajo ay kishte banuar shumëkush më heret.

"Ishte një kombinim i ndikimit të babait tim dhe rritjes në një qytet me histori të pasur që më motivoi të studioj arkeologjinë." shpjegoi Shukriu.

Shukriu është një akademike e respektuar anekënd botës. Ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë librave dhe revistave akademike, krahas poezive dhe shkrimeve që i ka botuar. Sot, ndërkaq, Shukriu është përqendruar pikërisht në arkeologjinë e Kosovës, dhe në gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve që kanë të bëjnë me këto vendbanime të lashta.

Ulpiana, në afërsi të Prishtinës, është një lokalitet I lashtë, për të cilin dihet gati 60 vite, dhe Shukriu ka shpenzuar shumë orë në të.

2

Mbetjet e shtyllave Romake

Gërmadha e Ulpianës daton që nga epoka Romake dhe Bizantine. Ka shërbyer si udhëkryq i Perandorisë Romake, më saktësisht që të shpie në Lindje, dhe më vonë si udhëkryq i rrugës i Bizantisë drejt perëndimit.

Sipas drejtorit të projektit,Milot Berisha bendi ishte afër një zone të njohur xehtare, e njohur për metalet e çmuara, gurë dhe tokë pjellore., Gjatë okupimit Romak, Ulpiana ishte një nga rrugët me qarkullim më të madh mes Romës dhe Konstantinopojës.

Berisha shpjegoi se deri në kohën Shukriu dhe ekipi i saj mbërritën në Ulpianë më 2006, aty kishte "gërmime të rregullta me karakter parandalues" të bëra nga qeveria, në ditët e Titos dhe Milosevic-it. Gjetja e çdo prove historike që kundërshtonte narrativin historik serb për Kosovën gjatë atyre viteve ishte një problem potencial.

Lokaliteti në afërsi të Prishtinës është një shembull i shkëlqyeshëm i gërmimeve preventive. Gërmimet në Tjerrtoren, ku është gjetur figurina ikonike Hyjneshës së Prishtinës,.së pari filluan në vitin 1953.
Pas zbulimit të Hyjneshës dhe disa copave të tjera të vogla, toka shpejt u privatizua dhe një fabrikë e tekstilit u ndërtua mbi vendin e gërmimit. Berisha dhe Shukriu nuk besojnë se aty do bëhen gërmime të tjera te Tjerrtorja, pasi që fabrika ende ndodhet në atë vend.

Tjerrtorja nuk është shembulli i vetëm.

Shumë gërmime nëpër Kosovë janë ndërprerë, në kuptimin që shumë pjesë të historisë së vendit mbesin të papara apo të pastudiuara. Berisha vuri në pah se gjatë luftës, shumë arkeologë kosovarë janë anash çfarëdo gërmimeve gjatë okupimit serb, dhe nuk u është lejuar të hulumtojnë zbulimet. Kjo ishtë një prej arsyeve kryesore që lokalitetet si Ulpiana mbetën të paprekura për mbi një shekull.

Gjatë kohës së luftës Berisha studionte në një universitet në Tiranë. Shukriu, në anën tjetër, u gjet në mes të konflikt. Ajo po ligjeronte në Universitetin e Prishtinës gjatë fillimit të dominimit në rritje e sipër të Serbisë në Kosovë. Shukriu kujton përjashtimin nga puna të shumë nga profesorëve, përfshirë edhe veten, për arsye të refuzimit të ligjerimit sipas planprogramve shkollore serbe. Shukriu tha se po ashtu ishte rrahur nga policia sërbe.

"Më goditnin me shkop në duar dhe trup. Pata gjakëderdhje dhe shumë shenja të mavijosura në trup. Prapë se prapë ne ishim shumë të qetë dhe paqesorë, për t'u ruajtur në mos kjo do të ndodhte përsëri," tha Shukriu.

"Serbët ende nuk kanë kërkuar falje... por lufta nuk ishte e njëanshme. Ka pasur shqiptarë që vritnin serbët që nuk kishin pasur fare të bëjnë me vdekjet e familjeve shqiptare, dhe ka pasur studentë serb me thika që kërkonin t'i vritnin shqiptarët në Universitetin e Beogradit," shpjegoi Shukriu.

Menjëherë pas luftës së 1999-tës, Shukriu punoi në qeverinë me synimin që të krijojë një kornizë ndërveprimet pozitive në mes serbëve dhe shqiptarëve.

"Ne donim ta respektonim demokracinë, dhe të respektonim atë se çfarë u takonte serbëve," tha ajo.

edi shukriu

Arkeologja Edi Shukriu

Shukriu ishte deputete e Kuvendit të Kosovëspër tetë vite, bashkëkryesuese e departamentit të kulturës në UNMIK për dy vite. Ajo poashtu për katër vjet kryesoi Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit.

Ajo ishte themeluese e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktualisht është nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për shkak të lidhjeve të saj politike, Shukriu arriti që të mbështesë projekte të ndryshme arkeologjike të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

"Dr. Shukriu është një shembull i mirë që ka përdorur ndikimin e saj politik për të mirë/pozitiv," tha Berisha.

Në 2006, në Ulpianë ishte një zbulim i madh. Shukriu dhe ekipi i saj gërrmuam qytetin antic Romak dhe Bizantin, në afërsi të enklavës serbe të Graçanicës.

Ulpiana photo 4

Një nga fortifikatat e gjetura në Ulpianë

Dhjetë vite më vonë, Berisha dhe ekipi i tij kanë zbuluar shumë struktura të ndryshme në këtë lokalitet arkelogjik. Ata kanë gjetur një bazilikë me një pagëzimore tetëkëndëshe, një tjetër bazilikë që ishte fortifikuar në një kohë të historisë, muret e qytetit, porta të qytetit, varreza të mëdha, eshtra dhe të tjera.
"Vetëm tre për qind e qytetit është e zbuluar. Kemi shumë punë për të bërë në muajt e ardhshëm,"shpjegoi Berisha.

Lokalitetin po e ruajnë serbët, edhe pse kjo nuk shtrohet si çështje për Berishën meqë aid he arkeologët e tjerë flasin serbishtën dhe madje punësojnë serb që t'u ndihmojnë me gërmimet.

Projekti është tërësisht i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Kujtim Shala, në fakt, e ka vizituara lokalitetin e Ulpianës disa herë.
"Ai pret rezultate shumë të mira nga ky lokalitet," tha Berisha me një buzëqeshje, përderisa shikonte grupin e individëve që po punonin zellshëm për të zbardhur dhe për të restauruar muratoret e ruajtura me kujdes dhe dyshemetë me mozaik.

"Qëllimi ynë nuk është të themi se një grup është i saktë për historinë dhe tjetri është gabim, ne thjeshtë po mundohemi të zbulojmë të vërtetën, se si, në të vërtetë, ishte jeta para paraqitjes së paraardhësve tanë. Historia romake është historia e të gjithëve," shtoi Berisha.

"Kultura serbe dhe kultura shqiptare nuk mund të ndahen," tha Shukriu, duke shpjeguar se ka aq shumë punë për t'u bërë dhe aq shumë për t'u zbuluar, është e mundur që kulturat të bashkëjetojnë në paqe pa marrë parasysh të këqiat nga e kaluara e hidhur.

"Lufta ka përfunduar. Ka marrë fund. Ne duhet të koncentrohemi në bashkimin e njerëzve," shtoi Shukriu.
"Ne nuk kemi dashur që lokalitetit të politizohet. Ministrit i pëlqen që jemi duke e promovuar një "trashëgimi të përbashkët" mes njerëzve," tha Berisha.

Falë përpjekjeve të tyre në riparimin e mardhënieve në mes grupeve etnike, lokalitetit i i Ulpiana-s ka pasur shumë "kampe multi-etnike" gjatë tre viteve të fundit. Këto kampe i bashkojnë serbët, shqiptarët, romët, goranët.

"Punëtorët nuk kanë probleme me njëri tjetrin. Unë mund të flas qartë të gjithave grupeve të përfaqësuara në këtë lokalitet, dhe siç mund ta shihni edhe vet, të gjithë ata kanë bërë një punë të shkëlqyer," tha Berisha, duke bërë me gisht në drejtim të gërmëdhave të zbuluara.

1

Arkaeologët dhe punëtorët e tjerë zbulojnë copëzat e çmueshme të historisë antike të Kosovës në Ulpianë

Problem paraqesin vështirësitë natyrale. Uji dhe erozioni kanë rrënuar shumicën e gërmëdhave romake, kështu që Berisha dhe ekipi i tij janë duke punuar në vrap me kohën për ta mbrojtur lokalitetin, pasi që vetëm 3 për qind e tij është zbuluar.

Berisha është duke punuar me Ministrinë që ta shndërrojnë lokalitetin e Ulpianës në parkun e parë arkeologjik të Kosovës. Ai shpreson se do të jetë e gatshme të hapet për publikun në fund të vjeshtës.
Për të rritur vëmendjen dhe interesin, Shukriu dëshiron më shumë bashkëpunim me bizneset dhe gërmimet specifike arkeologjike.

"Ne kemi dashur të ndërtojmë një hotel afër Harilaqit, pasi që është aq afër aeroportit. Shpresonim që njerëzit do të qëndronin në hotel dhe do të dëshironin të vizitojnë Harilaqin, pasi që të dyja janë aq afër," shpjegon ajo.

Pavarësisht që disa iniciativa nuk janë zhvilluar siç ishin planifikuar fillimisht, Shukriu, Berisha, nxënësit dhe vullnetarët e tyre, po i vënë bazat e një kornize të një narrativie të saktë dhe të bazuar në prova historike.

"Miloti është shumë i pasionuar me këtë lokalitet. Ai vjen këtu edhe kur njerëzit nuk janë duke punuar. Ftohtë apo nxehtë, ai është këtu. Ai është shumë i përkushtuar, është një frymëzim për të gjithë në," tha Arianit Buçinca, profesori i arkeologjisë në Prishtinë.

"Dr. Shukriu është një nga mendjet më të mira që ka Kosova," shtoi Valon Shkodra, një ish nxënës i Shukriut i cili është kurator në Muzeun Etnologjik të Prishtinës në Kosovë. "Ajo është e fortë dhe mund të punojë me shumë njerëz të ndryshëm."

(Houston Vick ishte një gazetar praktikant në KosovaLive këtë verë, në bashkëpunim me Miami University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.)