Aktorja dhe kengetarja Justina Aliaj, teksa i ka shprehur familjes se te madhit Besim Zekthi, ngushellimet per ndarjen e tij nga jeta, ka ndare momente emocionuese nga njohja me te. Justina Aliaj Besim Zekthi


“Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme”, shkruan ajo, duke shtuar se ai ishte absolut, rryme elektrike.


“E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi”- shkruan ajo, duke e cilesuar ate figure te patjetersueshme dhe e pashlyeshme ne memorien e saj. Justina Aliaj


Mesazhi nga Justina Aliaj 


Me idhnim te madh mesova se i i madhi i Valles shqiptare na la. Shpirterisht jam me familjen e Tij ne keto momente. Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme.


Rryme elektrike ishte Ai ne skene, hijerande e hireplot pushtonte Ai skenen dhe zemrat e spektatorve. Absoluti! E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi


BESIM ZEKTHI me jepte inspirimin ta imagjinoj: sikur dilte nga brenda shkembinjve, fluturonte ane e kand, deri sa zbriste ne toke, ne lendine dhe hidhte Vallen e Shqipeve, si askush! Apo -Idilin kurbat-, si nga askush u trondita emocionalisht, e pashlyeshme ne memorien time. Faleminderit Figure e patjetersueshme!


BESIM ZEKTHI faleminderit per emocionin qe na dhurove, per emocionet e jashtezakonshme qe perjetuem nga madheshtija e Artit Tend!


Privilegj i i madh.


Familjes i i shpreh ngushellimet ma te thella e ma te sinqerta per dhimbjen e tyre  te madhe. Shpreh bindjen se, jo ma e vogel eshte dhimbja e humbjes per mbare Shqiperine. Lamtumire shkelqim! Lamtumire Besim Zekthi.


Perhere ne kujtesen time!


Justina Aliaj.