Jemi mbledhur sot ne kete ceremoni per te uruar nisjen e Kontingjentit te 17 te Forcave Tokesore ne Kabul ne Afganistan.


Kjo ceremoni ne pamje te pare eshte vetem njera nga ceremonite qe jane zhvilluar dhe do te zhvillohen ne vendin tone per percjelljen e trupave ne misione. Jane te shumta rastet e ceremonive qe kemi organizuar ne 14 vitet e fundit ato mbajne numrin e kontingjenteve qe kane shkuar ne misione por edhe ato te kthimit te tyre. Pra deri ketu ne rregull ska asgje te vecante. Por nuk eshte tamam keshtu. Sepse gjithnje ka nje here te pare per ata qe shkojne ne misione sepse gjithnje duhen thene dy fjale zemre me keta njerez dhe per keta njerez se gjithmone Misioni eshte Mision dhe ata qe shkojne jane bijte tane koleget tane jane kartevizita me uniforme e ketij shteti dhe e kombit. Pertej emocioneve te momentit te cilat jane njerezore do te doja tju theksoja dy mendime te cilat e gjykoj te arsyeshme ti keni parasysh.


Se pari edhe pse shkoni ne nje vend ku klima politike dhe shoqerore eshte e trazuar ju jeni me fat. Jeni me fat sepse nuk jeni te paret e jo thjesht sepse jeni te 17-tet. Jeni me fat sepse gjeni atje ku do te shkoni nje tradite te shkelqyer nje prezantim te kryer me dinjitet nga ushtaraket tane nder vite. Emri i mire qe do te gjeni atje ku do te shkoni eshte krijuar me pune te palodhur me sherbime te veshtira me vullnet te paperkulur me dinjitet te larte njerezor. Pra paraardhesit tuaj nder vite kane skalitur atje nje emer te mire beneficet e te cilit ju do ti shijoni qysh diten e pare qe do te shkoni atje. Thene ne menyre figurative ju e gjeni rrugen te shtruar.


Se dyti do te thosha se pikerisht nga ky fakt buron edhe pergjegjesia juaj shume e madhe. Pasi juve ju duhet te ruani por edhe te coni me perpara e me lart emrin e Forcave te Armatosura te Shqiperise per kohen qe do te sherbeni atje. Puna e tradites dhe e emrit te mire jane si puna e pemeve qe mbjellin brezat. Brezi qe mbjell sot peme ne Shqiperi shume pak do te shijoje nga ato por brezi qe vjen do ti gjeje te gatshme jo per ti prere por per ti shtuar ato ne vitet e jetes se tij produktive. Keshtu ndodh edhe me ju misionaret e paqes qe shkoni atje. Ju do te prekni vleresimet per paraardhesit tuaj por do te duhet te punoni e te sherbeni me mire se ata qe emri dhe dinjiteti i Atdheut tone te jene vazhdimisht aty ku u takon.


Ju jeni trajnuar dhe stervitur ne menyren me te mire te mundshme per detyren qe ju pret por duhet te mbani parasysh se keto kohe ne Afganistan zhvillohen edhe votimet e radhes. Edhe ne vendet me demokraci te konsoliduar periudha e votimeve konsiderohet nje situate e vecante jashte parametrave te jetes se perditshme. Ca me teper ne Afganistan ku ende nuk eshte vendosur paqja ku votimet zhvillohen ne funksion te vendosjes se saj.


Kontingjenti i 17-te paqeruajtes do te vijoje misionin e tij ne Kabul ne perberje te kontingjentit te Forcave te Armatosura Turke te cilat na kane mbeshtetur dhe vazhdojne te mbeshtesin Forcat tona te Armatosura ne procesin e trajnimit si dhe ne rritjen e kapaciteteve operacionale dhe me te cilin kemi nje bashkepunim shume te mire. Gjej rastin te shpreh mirenjohje dhe vleresim te vecante per Komanden e Forcave Turke dhe tju porosis qe duhet te mesoni nga ata te merrni dhe te beni tuajat gjithcka te mire qe ata kane.


Te dashur ushtarake te Misionit

Kam besim te plote ne vlerat tuaja morale profesioniste kryesisht ne perkushtimin tuaj. Ruani jeten tuaj dhe te shokut tuaj por edhe te bashkemisionareve te tjere pavaresisht kombesise. Tregohuni qytetare dhe njerezore me vendasit ne kryerjen e sherbimit qe te ngjallni tek ata respekt dhe besimin se ju shkoni atje per tu sherbyer atyre per ti mbrojtur ata per ti ndihmuar dhe mbeshtetur ata ne rrugen e veshtire te lirise dhe te demokracise.


Gjej rastin qe edhe familjareve tju shpreh respektin per faktin qe mbeshtesni bijte dhe familjaret tuaj ne kete ndermarrje jo te lehte. Dua gjithashtu tju siguroj se si gjithnje Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem do te jene prane jush per cdo problem. Komanda e Forcave Tokesore me kapacitetet e saj do te jete prane jush. Edhe nje here ju uroj suksese ne sherbimin tuaj dhe te ktheheni shendoshe prane familjeve tuaja e mes nesh