Në kundërpërgjigje të ftesës së bërë nga kryeministri për një rezolutë mbi integrimin, kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruçi, nuk iu përgjigj konkretisht asaj.



Por konfirmoi qëndrimin e kryesocialistit Edi Rama për zvarritjen e miratimit të reformave në emër të asaj që ata e cilësojnë “kthim të parlamentarizmit në normalitet”.



“Z.Kryeministër, nëse i ke seriozisht ato që the, nuk duhet të kishe ndërhyrë në këtë moment, duhet të reagosh duke u tërhequr nga okupimi që i ke bërë fjalës së lirë, votës së lirë, parlamentit”, ishte përgjigjia e tij ndaj ftestës së Berishës.



Duke shtuar më tej se “në 23 nëntor të vitit të kaluar, është bërë debat për 12 rekomandimet e KE dhe opozita ka ofruar kontributin e vet politik”.



“Opozita nuk është garniturë, por ne jemi këtu për standardet demokratike. Prandaj nëse vërtet kërkoni kontributin e opozitës, nuk do keni asnjë hapësirë për të kompromentuar rolin e saj”, tha Ruçi në parlament.