Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka thyer heshtjen dhe ka treguar nëse do të dorëzojë apo jo mandatin e deputetit në një kohë që kolegët e saj të opozitës e kanë dorëzuar tashmë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, vajza e Azem Hajdarit tha se nuk e dorëzon mandatin e deputetit dhe do vazhdojë të jetë në Parlament, pasi sipas saj është vendi i duhur që i jep oksigjen demokracisë në vend.


Unë mendoj që parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri shumë e lartë, mendoj që qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur deklaroi Rudina Hajdari gjatë një interviste të dhënë për VOA-n.


Vijon…