Dhoma e ulët e Parlamentit të Rumanisë ka votuar për të dekriminalizuar pjesërisht veprën penale të abuzimit të detyrës, një ndryshim që mund të hedhë poshtë dënimet me burg për politikanët më të lartë të vendit dhe të mbrojë shumë të tjerë nga procedimi. Masa ka kaluar me shpejtësi nëpër të gjitha proceset legjislative, pavarësisht protestave të opozitës dhe aktivistëve kundër korrupsionit, që kanë akuzuar qeverinë se po lejon përhapjen e një kanceri.


Por drafti ka pak gjasa të hyjë në kushtetutë pasi presidenti Klaus Iohannis, i cili duhet ta firmosë para se nisma të kthehet në ligj, ka deklaruar se do ta apelojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet e propozuara nga ministri i Drejtësisë kanë kaluar në heshtje në komisionet parlamentare, në senat dhe në dhomën e ulët, në vend që ti nënshtroheshin procedurave parlamentare të parashikuara, që zakonisht zgjasin disa javë.


Ky ndryshim drastik i kodit penal do të tendosë më shumë marrëdhëniet e Rumanisë me Bashkimin Europian, që e ka mbajtur gjyqësorin rumun nën monitorim që prej anëtarësimit të vendit në bllok, në vitin 2007. Prokurorët kanë deklaruar se qindra raste të abuzimit me detyrën, që aktualisht janë dërguar për në gjykatë, mund të hidhen poshtë nëse ndryshimi realizohet.


5 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)