Ministri i Brendshem i Rumanise Vasile Blaga njoftoi sot ne nje konference per shtyp doreheqjen e tij tre dite pas protestes se mijera policeve.

Diten e premte rreth 6 mije police u mblodhen jashte pallatit presidencial ne Bukuresht per te protestuar kunder uljes se pagave me 25 per qind dhe duke kerkuar doreheqjen e presidentit dhe ministrave.

Gjate javes protesta te shumta jane mbajtur pasi qeveria rumune paraqiti projektin e saj per te shkurtuar pagat ne menyre qe te reduktohet deficiti buxhetor.

Blaga e beri doreheqjen e tij publike por permendi edhe arritjet e Ministrise se Brendshme gjate drejtimit te tij duke theksuar se ishte i vetmi institucion qe terhoqi 600 milione euro fonde nga BE.