rumaniSocialdemokratët e Rumanisë e kanë nominuar një femër myslimane për kryeministre të re të këtij vendi.


Liviu Dragnea, lider i Partisë Social Demokrate (PSD), tha sot se kandidate e kësaj partie për kryeministre do të jetë ish-ministrja e zhvillimit rajonal, Sevil Shhaideh.


Ky nominim duhet të miratohet nga presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, dhe nga parlamenti, ku PSD-ja e ka shumicën, pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.


Sevil Shhaideh, 52 vjeçe, do të ishte femra e parë dhe myslimania e parë kryeministre në këtë vend, që është i banuar me popullatë shumicë të krishterë, ndërsa më pak se 1% e popullatës janë myslimanë.


Liviu Dragnea tha pas shpalljes së emrit të kandidates për kryeministre, se ai vetë nuk mund të shërbej në postin e kryeministrit për shkak të një dënimi të padrejtë dhe ligjit thellësisht jokushtetues.


Dragnea, aktualisht, është i dënuar me dy vjet burg me kusht për vjedhje zgjedhore.


21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)