Qeveria rumune, ka tërhequr formalisht dje, por vendimi është i së shtunës, dekretin që fal qeveritarët, deputetët dhe biznesmenët e korruptuar. Por protestat nuk kanë ndaluar. Situata në Bukuresht sa vjen e bëhet gjithnjë e më e tensionuar.


protestuesit mbeten te pakënaqur në lidhje me një version të rishikuar të projekt-ligjit, i cili pritet të shkojë se shpejti në parlament. Shumë po kërkojnë madje që qeveria të japë dorëheqjen.


Nuk dorëzohemi dhe duam dorëheqjen kanë qenë parullat që janë projektuar mbi zyrën e kryeministrit rumun. Protestuesit i tremben projekt-ligjit të ri, i cili sipas tyre mund të përmbajë elemente të njëjta të dekretit të shfuqizuar por të paraqitura në një forme tjetër.


Demonstrata e se dielës mbrëma në Bukuresht u konsiderua si kulmi i protestës se ditëve të fundit, ndërkohë këto tubime janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit ne Rumani.


6 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)