BUKURESHT – Një helikopter ushtarak, me 10 persona në bord, u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën malore Sibiu duke shkaktuar vdekjen e tetë prej tyre si edhe plagosjen, në gjendje shumë të rëndë të dy të tjerëve.

Ministrja rumune e Mbrojtjes, Mirca Dusha tha se menjëherë pas fatkeqësisë është dërguar një ekip teknik, që do të hetojë arsyet e incidentit.

Rumania është anëtare e NATO-s që nga viti 2004.

(d.b/BalkanWeb)