Rumania ka akorduar 70 bursa per doktorature dhe posdoktorature, te sistemit "Eugen Ionescu", per studentet nga vendet frankofone qe vazhdojne doktoraturen dhe kerkimet shkencore, sidomos atyre me origjine nga Europa Qendrore dhe e Jugut. Bursat, me nje vlere prej 1 milion euro per secilin vit universitar, kane nje kohezgjatje nga 3 ne 10 muaj, ne funksion te shtrirjes se projektit te kerkimit. Ambasada rumune ne Tirane beri te ditur se bursat akordohen nga Rumania, nepermjet Ministrise se Puneve te Jashtme dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonise. Sipas Atsh, data e fundit per dorezimin e dokumenteve te kandidateve eshte 20 shtatori 2008. Persa i perket procedurave per dorezimin e dokumenteve, cdo kandidat duhet te kontaktoje nje nga 22 universitetet rumune dhe, pasi eshte pranuar nga njeri prej ketyre, kandidati mund ta dorezoje dosjen me dokumente ne njeren prej zyrave rajonale te AUF. Te gjitha dosjet e kandidateve do t'i transmetohen Zyres Rajonale per Europen Qendrore dhe Lindore te Agjencise Universitare te Frankofonise, me seli ne Bukuresht. Perzgjedhja shkencore e dosjeve do te behet nga nje Komision Rajonal Ekspertesh, dhe me pas behet perzgjedhja finale e dosjeve, nga nje komision i perzier, ku Ministria e Puneve te Jashtme ka fuqine decizive. Rumania paguan nje kontribut vullnetar ne favor te Agjencise Universitare te Frankofonise, me qellim implementimin e sistemit te bursave "Eugen Ionescu", destinuar per ata qe kryejne doktoraturen dhe kerkuesve qe jetojne ne vendet frankofon.