Rumania nisi përgatitjet për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, ku kundërshtari i parë i saj është Shqipëria (3 shtator), përpara se të përballet me Bjellorusinë (7 shtator) në transfertë.



Mediat rumune shkruajnë se Rumania kërkon pikët maksimale nga këto dy takime, por në rast dështimi të këtij objektivi, trajneri Razvan Luçesku do të ishte i lumtur me një pikë në Paris kundër Francës, favorites së grupit tonë (D).



Gjithsesi, Luçesku, ka jo pak dhimbje koke me lojtarët e dëmtuar, por dhe munges e formës të disa të tjerëve.



Kështu, trajneri i “tringjyrëshëve” rumunë është i shqetësuar në lidhje me formën e portierit Bogdan Lobont, i cili luan të Roma, ndërkohë që kapiteni Kristian Kivu nuk do të luajë kundër Shqipërisë për shkak të kartonit të kuq të marë në ndeshjen kundër Serbisë.



Mediat rumune theksojnë se ndaj Shqipërisë, trajneri Luçesku, ka mundësi për disa eksperimente, duke u nisur nga një sulm me tre lojtarë: Bogdan Stancu, Daniel Nikuale dhe Ciprian Marika.



Rumania e ka fituar 6-1 ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë, takimi përmbyllës i eliminatoreve të të Euro 2008-s, ndërsa takimin në Tiranë e fitoi 2-0.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 30 Gusht 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili