kombetarja sotRumania mbi të gjitha skuadrat e grupit nuk ka gabuar në asnjë nga tri ndeshjet e luajtura duke  bindur si kalim i kreut të grupit. Ekip që përtej tri fitoreve ka treguar se kishte në përbërje lojtarë të cilët interpretonin lojë sikur të ishin të rritur. Bjellorusisë që i duhej fitorja nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë kjo ka ardhur edhe për atë se rumunët nuk ja kanë dhënë këtë kënaqësi. Edhe për se qysh në minutat e para janë rumunët që tregohen më të rrezikshme të 13-ën arrijnë të kalojnë në avantazh me anë të Stoica. Përpjekjet e bjellorusëve në këtë pjesë janë të vakëta dhe pa rezultat.


40 minutat e para u mbyllën me avantazhin e rumunëve dhe pritej që në të dytën bjellorusët të reagonin, pasi nuk kishin se çfarë të humbnin, por kjo nuk ka ndodhur. Janë rumunët që edhe në franksionin e dytë të ndeshjes rrezikojnë, madje godasin edhe shtyllën e djathtë pingule. Një ndeshje që dukej e mbyllur në këtë pjesë të dytë dhe që bjellorusët duket të dorëzuar. Janë sërish rumunët që në minutën e 2-të të shtesës shënojnë edhe golin e dytë me anë të A. Manea dhe gjithçka mbyllet me këtë fitore të pastër 2-0 të Rumanisë. Dy ekipet që u kualifikuan më tej janë Rumania dhe Shqipëria, ndërkohë që jashtë kanë mbetur Bjellorusia dhe Finalda, kjo e fundit largohet pa asnjë fitore dhe me vetëm një barazim.