Rumania ka vendosur te njohe zyrtarisht shtetin e ri te Kosoves dhe kjo do te behet e ditur se shpejti edhe publikisht. Kete e deklaroi dje Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. Ne nje interviste per radion shteterore rumune, Kryeministri eshte shprehur i bindur se Rumania do te njohe pavaresine e Kosoves, duke vleresuar se "Bukureshti do ta mbeshtese Kosoven ne aspiratat qe ka". Megjithate, ai nuk saktesoi ndonje date se kur Bukureshti zyrtar do ta njohe pavaresine e Kosoves. Rumania eshte nje nder vendet e rajonit qe ka deklaruar pas 17 shkurtit se nuk e njeh pavaresine. Edhe Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ende nuk kane njohur shtetin e ri.