Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot për media dy njoftime për takime të rëndësishme.


Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë Donika Mici.


Një takim midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri do të zhvillohet në Tiranë në prill të këtij viti.


Po ashtu ka plane për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi mes dy vendeve.


Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.


U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit, njofton ambasada që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit.


Pak ditë më parë ambasadori rus u pa edhe në takimet e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në Tiranë.


 



Me Jakën dhe Micin. Lart, me Manen