Qeveria shqiptare po e mban ne vemendje nxitjen e bizneseve private ne vend, permes aplikimit te nje pakete te posacme lehtesirash fiskale. Nje fakt i tille u deklarua nga zevendesministri i Financave, Alfred Rushaj, gjate fjales se mbajtur ne konferencen e dialogut nderkombetar per taksat, qe u mbajt ne Tirane. Sipas tij, eshte pikerisht rezultat i aplikimit te ketyre masave lehtesuese ne kuadrin e paketes fiskale per biznesin, qe ky i fundit po tregon rritje te parametrave, por edhe njekohesisht te performances se te tij gjate koheve te fundit. Nga ana tjeter, zv.ministri i Financave tha se rishikimi i buxhetit ne mesin e ketij viti ka si synim ruajtjen e objektivit per stabilitet te parametrave makroekonomike.