Ne Spanje po spekulohet me sulmuesin e Rusise, Pavlishenko, i cili, ne baze te mediave angleze duket shume prane Real Madridit. Roman Pavlishenko eshte bere pjese e ekipit te Totenhemit, ne kete sezon, por trajneri ish-trajneri i klubit te Londres, Juande Ramos, qe sapo eshte ulur ne stolin e Madridit pritet te realizoje blerjen e lojtarit, ne muajin janar. Klubi anglez pagoi 13 milione sterlina per te blere kartonin e Pavlishenkos, ne vere, nje prej lojtareve me te spikatur te Euro 2008. "Nese Real Madrid me ben nje oferte, sigurisht qe do ta pranoj . Real Madrid eshte klubi im i preferuar ne Evrope dhe e ndjek vazhdimisht kampionatin spanjoll. Keshtu, njoh edhe menyren e lojes se tyre," - deklaroi rusi Pavlishenko. Trajneri i Totenhemit, Reknep i ka hedhur menjehere poshte te gjithe zerat, por theksoi se klubi i tij ka nevoje per te ardhura financiare dhe mund te realizohet nje gje e tille, vetem ne rast se oferta e Real Madridit do te jete e kenaqshme.