Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të ditur se do të garojë edhe për një mandat presidencial gjashtëvjeçar në zgjedhjet që do të mbahen në mars të 2018-ës.


Po, do të garoj për postin e presidentit të Federatës Ruse, tha Putin.


Ai i bëri komentet në një fjalim para punëtorëve në një fabrikë makinash në Nizhny Novgorod.


Sipas vëzhguesve, popullariteti, kontrolli mbi pushtet dhe shtypja e disidentëve me vite i sigurojnë fitoren.


Putin, 65 vjeç, është në pushtet qysh në vitin 2000 herë si president, herë si kryeministër.


Me Kushtetutë, ai nuk do të mund të garojë për mandatin e pestë presidencial në vitin 2024.


6 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)