MOSKË - Është prezantuar në Moskë filmi i regjisorit rus Fyodor Bondarchuk "Stalingrad".
Ky film pasqyron një nga betejat më të egra dhe më të përgjakshme të Luftës së II Botërore. Ky film u pasqyrua me një risi të re.
Ai është realizuar tërësisht në teknologjinë 3D, çka e bën dhe filmin e parë rus me këtë teknologji.
Beteja e Stalingradit u zhvillua mes forcave sovjetike dhe naziste, luftë që përfundoi me humbjen e nazistëve.
Realizimi i filmit "Stalingrad" pati një buxhet prej 30 milionë dollarësh duke përfshirë edhe fonde qeveritare.
(v.gj/shqiptarja.com)