Gjeorgjia pranoi nje propozim te Zvicres per zgjidhjen e nje mosmarreveshjeje tregetare me Rusine qe mund ti hape rrugen Moskes per tu anetaresuar ne Organizaten Boterore te Tregetise.


Qeveria gjeorgjiane tha te enjten se propozimi jep garanci per mbikeqyrje nderkombetare te te gjitha ngarkesave dhe mallrave qe kalojne mes Rusise dhe rajoneve separatiste te Abkazise dhe Osetise Jugore.


Pas bisedimeve ne Gjeneve Gjeorgjia tha se nuk do te bllokoje hyrjen e Rusise ne OBT ne se Moska e miraton propozimin zviceran. Por Rusia tha se do ti duhen disa dite per te studiuar propozimin.


Rusia ka 18 vjet qe negocion per te hyre ne Organizaten Boterore te Tregetise. Gjeorgjia eshte i vetmi shtet qe perben pengese per kete anetaresim. Sipas rregullave te organizates secili prej 153 vendeve anetare mund te bllokoje anetaresimin e nje vendi permes vetos.