Në zgjedhjet rajonale në Rusi partia qeveritare "Rusia e Bashkuar" ka humbur rreth një të pestën e ithtarëve të saj.



Sipas rezultateve të para edhe pse prin në të gjitha rajonet zgjedhore, partia e kryeministrit Vladimir Putin, ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit.



Po ashtu edhe në zgjedhjet për kryetar të bashkive partia qeveritare ka pësuar goditje.



Në Irkutskin siberian për shembull, ku rregullisht ka pasur protesta kundër qeverisë, kandidati i Partisë Komuniste ka fituar dyfish më shumë vota se rivali i tij nga radhët e Rusisë së Bashkuar.