Rusia apelon përmes ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, për ta kthyer vendosjen e një armëpushimi në boshtin e negociatave të sotme, të parashikuara të mbahen në kryeqytetin bjellorus Minsk mes zyrtarëve ukrainas, atyre rusë, separatistëve e monitoruesve ndërkombëtarë.



Por, për shefin e diplomacisë ruse është Kievi ai që duhet të kalojë në veprim duke tërhequr trupat nga pozicionet ku mund të dëmtojnë popullsinë civile.

“Shpresojmë që bisedimet e Minskut të fokusohen tek arritja e një armëpushimi të menjëhershëm e të pakushtëzuar. Nuk do të ketë asnjë ndërhyrje ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Ne jemi për zgjidhjen paqësore të kësaj krize të rëndë”, tha Lavrov.
 
Që nga fillimi i luftimeve në muajin UkrainaA po i vjen fundi kohës së diplomacisë?
Ultimatumi i BE-së për Rusinë
BE, sanksione të reja ndaj Rusisë
prill bilanci i vdekjeve në Ukrainën lindore shënon 2.600 vetë. Konflikti shpërtheu pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Moska në mars e që atëherë situata nuk ka njohur veçse përshkallëzim. Bisedimet e drejtpërdrejta të javës së kaluar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij rus, Petro Poroshenko, nuk prodhuan asnjë rezultat të qenësishëm.

Këto ditët e fundit, separatistët kanë fituar terren përballë forcave qeveritare në Donjeck, Luhansk e më në jug, përreth portit të Mariupolit. Takimi i të ashtëquajturit Grupi i Kontaktit në Minsk përfshin dhe përfaqësues të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Europë. Në vigjilje të bisedimeve, shefi i Kremlinit Putin deklaroi se duhet diskutuar mundësia e “shtetësisë” për Ukrainën lindore për t’u siguruar, siç tha ai, se do të mbështetet interesi i banorëve lokalë.

Komentet e Putinit erdhën pas ultimatumit të vendosur Moskës nga Bashkimi Europian për të ndryshuar kurs në lidhje me Ukrainën, në të kundërt do të përballen me sanksione të reja edhe më të ashpra.

/ Top Channel