BULLGARI- Menjëherë pas deklaratave të NATO-s se trupat ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës, ka ardhur edhe reagimi nga Rusia. Kjo e fundit ka mohuar hyrjen e trupave dhe artilerisë së rëndë në Ukrainë.

Më parë komandanti i NATO-s njoftoi se trupat ushtarake të Rusisë kanë hyrë në Ukrainë të pajisur me tanke, artileri të rëndë dhe sistem ajror të mbrojtjes. “Tanket dhe artileria ruse janë parë në territor të Ukrainës”, ka thënë gjenerali amerikan Gen Philip Breedlove në Bullgari.

Nga ana tjetër Rusia vazhdimisht ka mohuar dërgimin e trupave ushtarake në lindje të Ukrainës për të përkrahur rebelët separatistë pro-rusë.

(m.k/BalkanWeb)