Winona Ryder ka akuzuar në një intervistë për ‘GQ’ aktorin Mel Gibson, duke deklaruar se ka qenë dëshmitare e homofobisë së tij.

“Mbaj mend se para 15 vitesh unë isha në një festë së bashku me një mikun tim gay nga ato që organizonte Hollywood. Gibson ishte i pirë dhe bëri një shaka pa kripë për mikun tim”, tha aktorja.



39-vjeçarja shtoi gjithashtu se Gibson është edhe një antisemitist: “Po vazhdonte biseda dhe Mel mori vesh që unë isha me origjinë hebreje. Më tha që isha një ‘over dodger’ (term fyes që ka lidhje me djegien e hebrenjve gjatë holokaustit), por nuk e kuptova për momentin sepse nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë.”