Në Alabama, ku është dekretuar gjendja e jashtëzakonshme, të vdekurit janë të paktën shtatë, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Nga dukuritë natyrore janë goditur edhe Arkansas, ku numërohen 7 viktima, Xhorxhia, Misisipi dhe Oklahoma.
Ndërkohë, një nga tornadot e fuqishëm ka kaluar fare pranë një shkolle ku ndodheshin 650 fëmijë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.