Tre të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarr, që u raportuan në Torrance pranë Los Anxhelesit në SHBA. Sipas asaj që shkruan shtypi amerikan, i cili i referohet policisë, të shtënat janë verifikuar në Gable House Bowl, një sallë lojërash. Autoritetet kanë këshilluar banorët që të mos i afrohen zonës.


Sipas një dëshmitari, i cili ka rrëfyer për Los Angeles Times, para të shtënave me armë zjarri ka pasur një grindje. Në një moment dëgjuam të shtënat dhe u fshehëm pas banakut të barit. Dëshmitari ka treguar se ka dëgjuar të paktën katër t shtëna me armë zjarri. Torrance është një qytet bregdetar rreth 32 kilometra larg Los Anxhelosit.


5 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)