Rritet bilanci i personave të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 


Lajmi konfimrohet nga autoritetet vendase të cilat shtojnë se 4 persona kanë vdekur, mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 800 banesa janë shkatërruar.

 


Situata më e rënduar u paraqit në kontenë Bastrop, ku u gjetën trupat e pajetë të dy personave të tjerë, që bashkë me dy, një nënë dhe fëmija i saj, të gjetur ditën e hënë, çojnë numrin në katër.

 


Flakët dhe situata e rënduar e detyruan guvernatorin e Teksasit, të ndërpriste fushatën e tij brenda Partisë Republikane për zgjedhjen kandidat për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2012.