Senatori John Mccain reagoi kundër planit të përcaktuar të presidentit Barak Obama gjatë fjalimit të tij në lindjen e mesme. Senatori deklaroi se instituti amerikan i paqes dhe qeveria duhet të kërkojnë marrëveshje të tregtisë së lirë me Egjiptin dhe Tunizinë, në vend që të dërgojnë para atje.

 


Senatori thotë se këto vende kanë nevojë për një partner dhe jo për sponsor.

 


"Në muajt e fundit unë kam vizituar nëntë vende në lindjen e mesme dhe Afrikën e Jugut përveç në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Në mesin e shume aktorëve të demokracisë dhe revolucionarëve të rinj që kam takuar, vërehet një shkallë e skepticizmit dhe e një sasie të caktuar të zemërimit ndaj SHBA-se deklaroi senatori.

 


Mc Cane thotë se vendet e pasura në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si Katari duhet gjithashtu të luajnë rol në mbështetjen e demokracisë në rajon.